Coronavirusi detyron Milanin të anulojë konferencën për medie

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Milani ka anuluar konferencën për medie.

Milani kanë deklaruar se konferenca e zakonshme për medie  para vikendit do të anulohet, si pasojë e rrethanave të komplikuara.

Coronavirusi ka detyruar Lombardinë që të mbyll dyert e stadiumeve, dhe Stefano Pioli nuk do të ftohet në konferencë për medie, para ndeshjes së nesërme, transmeton lajmi.net.

“Në përputhje me masat e miratuara nga qeveria dhe rajoni i Lombardisë për emërgjencën e Coronavirusit, Milan njofton se nesër, e shtunë 29 shkurt, konferenca për shtyp me trajnerin Stefano Pioli nuk do të mbahet” thuhet në deklaratën e Milan.

Megjithatë, klubi ka zbuluar se ata do të sigurojnë një intervistë me trajnerin Pioli, për t’u transmetuar në Milan TV.

Të ngjashme