Konfirmimi i pesë rasteve me koronavirus në Kosovë ka shkaktuar panik tek qytetarët.
Bazuar edhe në masat e qeverisë, qytetarët po qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Tanimë as qytetet e Kosovës nuk duken njësoj.
Rrugë të boshatisura, qetësi totale dhe të gjitha lokalet e mbyllura e karakterizojnë edhe Prishtinën.
Avokati, Arianit Koci ka publikuar disa fotografi nga gjendja e sontme në Prishtinë.