Në Klinikën Infektive të QKUK janë duke u trajtuar gjithsej 47 raste me Coronavirus ku 40 prej tyre janë në gjendje stabile, 5 kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Siç bëhet e ditur në raportin e kësaj klinike dy pacientë të tjerë janë në mjekimin intensiv, në gjendje të rëndë dhe në ventilim mekanik.
Klinika Infektive njofton poashtu se priten rezultatet edhe për 2 raste, ndërsa 6 raste pas testimit kanë rezultuar negativ.
Po sot në Repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike kanë ndërruar jetë dy pacientë me Coronavirus, kështu duke çuar numrin e të vdekurve në Kosovë nga ky virus në tre.
Ndërkaq, sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor, përpos 4 infermiereve të infektuara më parë të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore; tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.