Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë të martën se dy anëtarë të stafit të kësaj organizate janë konfirmuar si të infektuar me coronavirus.
“Këta dy persona ishin larguar nga zyret dhe më pastaj në shtëpi kanë shfaqur simptoma. Pas testimit, u zbulua se ata janë të infektuar me virusin Covid-19”, tha zëdhënësi i OBSh-së, Christina Lindmeier.
“Prandaj i kemi dy raste të konfirmuara”, tha ia para gazetarëve.
Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë është në ballë të luftës kundër virusit të ri, duke dërguar ekipe të ekspertëve në vendet më të prekura.
Stafi i saj është më tepër i përqendruar në shtetet ku janë konfirmuar më së shumti raste, përfshirë Kinën dhe Italinë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Së fundi, shefi i kësaj organizate ka bërë thirrje që shtetet me raste të konfirmuara të testojnë sa më shumë njerëz në mënyrë që të luftohet përhapja më e madhe e virusit Covid-19.