Coronavirusi ia merr jetën infermieres nga Peja

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Listës së personave që nuk arritën t’i mbijetojnë virusit Corona, i është shtuar edhe infermierja 63 vjeçare nga Peja, Shkurte Geca.

Ajo që me ditë të tëra sikurse të gjithë infermierët e doktorët e tjerë që përballen direkt me pacientët e infektuar me Covid-19,  kishte disa ditë që ishte prekur nga ky virus.

Deputeti Veton Berisha ditë më parë kishte njoftuar se vjehrra e tij, që punonte si infermiere në Spitalin Rajonal Infektiv të Pejës, ishte prekur me Coronavirus.

Ndërsa mbrëmjen e kaluar Berisha ka njoftuar që ajo ka ndërruar jetë.

Njoftimi i tij:

https://www.facebook.com/veton.berisha.58910/posts/10159115461476282

Të ngjashme