Coronavirusi ia merr jetën kameramanit shqiptar nga Maqedonia

| 01 Kor 2020 | 11:48 | Nga

Ka vdekur 51 vjeçari, Shenoll Ahmeti, i punësuar në RTVM si kameraman i diagnostikuar me Covid-19.

Ai ishte i hospitalizuar një javë më parë, ndërkohë që gjendja i është përkeqësuar ditëve të fundit. Ahmeti sipas kolegëve të tij më parë nuk kishte probleme shëndetësore.

Para një muaji betejën me Covid-19 e humbi edhe 44 vjeçari Bekim Bajramoski i punësuar në një televizionin lokal të rrethit të Strugës, raporton Lajmpress.

Të ngjashme