Shifrat e reja nga India tregojnë se vendi tani është i katërti në botë me raste të Covid-19 pas Rusisë, Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ka pasur 297.535 raste në Indi që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Nga ato:
141.842 janë aktive
147,194 janë shëruar ose liruar nga spitali
8.498 kanë vdekur
1 është larguar nga vendi.