Gjermania ka raportuar 1 mijë e 785 njerëz të testuar pozitiv gjatë ditës së kaluar, duke çuar numrin e përgjithshëm zyrtar në më shumë se 143 000 raste, sipas Institutit Robert Koch për sëmundje infektive.
Vdekjet e 194 personave deri më tani kanë qenë të lidhura me Covid-19 dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve është 4 598.
Qeveria ka thënë që virusi është nën kontroll dhe po lejon që disa dyqane të vogla të rihapen dhe disa shkolla të rifillojnë mësimet këtë javë, raporton BBC.