Coronavirusi mbledh dy komisione parlamentare

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Dy komisione parlamentare do të mblidhen sot për të diskutuar lidhur me menaxhimin e situatës gjatë pandemisë së Covid-19.

Në takimin e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të flitet për menaxhimin e situatës së sigurisë gjatë koronavirusit.

Ndërkaq në komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që mblidhet në orën 13:00 anëtarët do të takojnë drejtorin e SHSKUK, Basri Sejdiu, drejtorin e IKSHP, Naser Ramadani, menaxherin e Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani dhe menaxherin e Qendrës Operative, Pashk Buzhala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme