Coronavirusi mund të rrëzojë qeveri anembanë botës

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri pompoz i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, njoftoi më 27 mars në “Twitter” se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Dy zyrtarë të tjerë të lartë britanikë – ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, dhe këshilltari kryesor i Johnsonit, Doninic Cummings – u futën pas tij në vetizolim.

Lajmi ishte raportuar gjerësisht dhe dridhi krejt establishmentin politik, shkruan KOHA.

Liderët politikë zakonisht nuk preken prej shqetësimeve të mëdha shëndetësore, për shkak të pasurisë dhe qasjes së tyre në kujdesin shëndetësor privat. Por, koronavirusi tashmë ka prekur liderët anembanë botës – duke infektuar zyrtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Australi, si dhe Sophie Trudeaun, gruan e kryeministrit kanadez.

Në Itali, Nicola Zingaretti, kryetar i Partisë Demokratike – partner në qeverinë e koalicionit – është infektuar, ndërsa Robert Stella, kryetari i sektorit të shëndetësisë në Varese, ka ndërruar jetë. Në Francë, ministri i Kulturës, Franck Riester, është i sëmurë, bashkë me pesë deputetë.

Çarjet e shteteve në zhvillim

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ndalën thashethemet për shëndetin e presidentit Donald Trump, pasi që u mor vesh se kishte dalë negativ për virusin, por politikanë të tjerë amerikanë kanë qenë me fat. Senatori nga Kentucky, Rand Paul, në New York dy asamblistë shtetërorë janë infektuar, sikurse edhe Francis Suarez, kryetari i Miamit. Shumë figura të tjera të njohura janë futur në vetizolim, përfshirë senatorët Rick Skott dhe Ted Cruz.

Pavarësisht këtyre rasteve të profilit të lartë, institucionet demokratike në të gjitha vendet me gjasë do të shtrëngohen fort që t’ia dalin për një kohë, pavarësisht mungesës së kapaciteteve, por edhe do të ketë izolim të liderëve të tyre. Nëse vjen te më e keqja, ata kanë provuar dhe testuar mekanizmat e radhës së zgjedhjes së anëtarëve të rinj të kabinetit, kryeministra dhe presidentë.

Kjo pasojë do të jetë krejtësisht ndryshe në shtetet ku institucionet politike janë më të liga dhe ku sëmundja ose vdekja e një lideri dihet mirëfilli se në të kaluarën ka gjeneruar boshllëk që mund të frymëzojë liderët rivalë, partitë opozitare ose ushtrinë të ndërmarrin fushatë të uzurpimit të pushtetit. Ky është një problem më i theksuar në vendet ku kontrolli i pushteteve është i dobët dhe partitë politike nuk kanë mekanizma të fuqishëm të vendimmarrjes, gjë që mund të thuhet për disa pjesë të Afrikës, Azisë, Amerikës Latine dhe në Evropën postkomuniste.

Sipas hulumtuesve Rodger Govea dhe John Holm, 61 për qind e transicioneve të lidershipit në Afrikë janë “të parregulluara” dhe shumë prej këtyre episodeve kanë rezultuar me krizë politike.

Personalizimi i politikës

Në shtete ku politika është e personalizuar, vdekja e një lideri mund të nxisë beteja të pastajme pushteti që mund të ndajnë një parti në pushtet dhe, në rastin më të keq, të inkurajojnë grusht-shtet ushtarak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme