Nuk ka raste të reja me Coronvirus në Maqedoninë e Veriut.
Shtatë pacientë e rinj që janë testuar gjatë ditës së sotme për Coronavirusin kanë rezultuar negative.
Bëhet fjalë për pacientë nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçova dhe Ohri të cilët para disa ditësh ishin kthyer nga Zvicra, Austria dhe Gjermania. Në mesin e shtatë personave ka pasur edhe dy gra shtatzëna nga Dibra./alsat m/