Coronavirusi në Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit, 1088 raste të reja me koronavirus nga 3885 testime dhe 12 viktima janë konfirmuar në Shqipëri, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 99 raste në Sarandë, 92 raste në Durrës, 65 raste në Fier, 60 raste në Vlorë, 53 raste në Shkodër, 52 raste në Krujë, 37 raste në Gjirokastër, 36 raste në Berat, 34 raste në Tepelenë, 32 raste në Kuçovë, 26 raste në Kurbin, etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 781 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 56.764 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 35-78 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë vitin e kaluar me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 93.075 raste, 56.764 persona janë shëruar, 34.756 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.555 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme