Gjashtë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë tha se ka kryer 3849 testime prej të cilave 1007 persona kanë rezultuar pozitivë. Në 24 orët e fundit raportohet të jenë shëruar 581 persona.
Aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët gjashtë pacientë janë të intubuar.