Një punëtor i një spitali britanik për të sëmurët nga kanceri në Hertfordshire është infektuar me koronavirus, duke ngjallur shqetësim për pacientët e shtrirë aty.
Më shumë se gjashtë anëtarë të tjerë të stafit të këtij spitali janë detyruar të vetizolohen dhe po i presin rezultatet për koronavirus, shkruan “Daily Mail”
Zyrtarët shëndetësorë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që koronavirusi të jetë përhapur edhe te punëtorët e tjerë në këtë spital.
Sidoqoftë, besohet që infektimi i pacientëve nga ky punëtorë të ketë pasur gjasa shumë të vogla, sepse ai nuk kishte kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, e mbajti një takim emergjent me ekipin qeveritar në mëngjesin e së hënës, ku zyrtarët e paraqitën planin për luftimin e koronavirusit. Ai pranoi se virusi i ri paraqet kërcënim të konsiderueshëm për shëndetin publik.