Coronavirusi po përhapet shpejt në Turqi, deri tani 75 të vdekur

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi 16 vdekje të reja nga Coronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në vend ka shkuar në 75.

“Numri i testeve dje ishte 5.035, kurse sot arriti në 7.286. Kemi 1.196 të diagnostikuar. Pacientët dhe kontaktet e tyre janë izoluar. Kemi humbur 16 pacientë. Me këto rezultate, numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 75, kurse ai i rasteve në 3.629. Me këmbëngulje ju ftoj që t’i zbatoni masat”, ka shtuar ministri turk.

Të ngjashme