Portugalia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, e cila e lejon qeverinë të kufizojë lirinë e lëvizjes për të frenuar përparimin e pandemisë së koronavirusit në vendin me 10 milionë banorë.
“Unë kam shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Një vendim i jashtëzakonshëm në një periudhë të jashtëzakonshme”, tha presidenti konservator Marcelo Rebelo de Sousa, gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion.
“Nuk është një ndërprerje e demokracisë. Por është demokracia ajo që po përpiqet të parandalojë një ndërprerje të pariparueshme të jetës së njerëzve”, shpjegoi ai për të justifikuar këtë vendim, i cili nuk është parë që nga 1974.
Qeveria do të marrë masa konkrete, të cilat mund të përfshijnë kufizime në lëvizjen e lirë.
Ato do të shpallen të enjten pas mbledhjes javore të kabinetit.