Coronavirusi prek 240 veta në “fshatin e nudistëve”, 800 karantinohen pas festës erotike

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Një numër rekord prej 240 nga rreth 800 “naturalistë” në një fshat të izoluar nudistësh në Francë, janë infektuar me koronavirus, sipas një raporti të ri.

Përhapja vjen pas një feste erotike në tarracën e hotelit luksoz Cap d’Agde, ku stafi pranon se nuk aplikohet distancim social.


Autoritetet shëndetësore kishin instaluar vend-testime për sëmundjen jashtë fshatit të nudistëve disa kilometra larg qytetit të Montpellier – dhe zbuluan se 30 përqind e rreth 800 nudistëve rezultonin pozitiv me Covid-19, shkruan BBC.

Shifrat shokuese ishin disa herë më të larta se përqindja në zonat fqinje të bregut mesdhetar të Francës.

Zona e mbyllur e “fshatit të nudistëve” i ofron vizitorëve gjithashtu klube seksi kolektiv, sauna e klube nate erotike, sipas reklamës së saj.

Rezorti Cap d’Agde mburret se është “një nga rezortet më të mira të këtij tipi në botë, për banjot e zhveshura në det” dhe shton se popullsia e tij mund të arrijë në çdo moment në 50,000 vetë.


Një nga çiftet frekuentuese tha për BBC: “Ne të gjithë e dimë për çfarë kemi ardhur këtu”.

“Ka shumë vende të tjera natyristësh përgjatë bregut, më tradicionale e më familjare, pa klubet e seksit”.

Shtimi i fundit i rasteve me koronavirus nisi në fund të gushtit, me infektimin e dy punonjësve të hotelit luksoz Hotel Oz’Inn.

Pronari i tij tha se një festë seksi ishte organizuar në tarracën e hotelit, ku nuk bëhej fjalë për distancim social.

Një prej çifteve rreth të 60-ave tha për mediat se për arsye të moshës së tyre, ishin treguar “më të kujdesshëm” për numrin “se me sa njerëz hynin në kontakt”.
Ata pretendonin se përhapja i atribuohet “më të rinjve që nuk e vrasin mendjen”.

Në faqen e tij në facebook, Cap d’Agde – tashmë i karantinuar – njoftoi se 17 ambjente të tij ishin bllokuar prej Covid-19.

Në rezortin ‘lakuriq’ francez njerëzit mund të vizitojnë bankën, zyrën postare, restorantet, lavanteritë, apo të shëtisin në plazh pa asnjë rrobë të veshur.

Të ngjashme