Coronavirusi rrezikon edhe Ligën e Kombeve. Virusi vdekjeprurës me prejardhje nga Kina ka prekur edhe Ballkanin pasi në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rasti i parë, rast që ka vendosur në emergjencë FIFA-n dhe UEFA-n të cilat mund të vendosin të shtynë gjysmëfinalen e fazës play-off të Ligës D në Ligën e Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës e vlefshme për t’u kualifikuar në Euro 2020, sfidë që është në program në datën 26 mars në Shkup, por për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme në Europë, mund të shtyhet për në muajin maj.
FIFA e UEFA do të vendosin në ditët në vijim për miratimin e masave për menaxhimin e kompeticioneve futbollistike gjatë kohës që po përhapet koronavirus. /SuperSport/