Në një kohë kur koronavirusi duket se po përfshin me shpejtësi mbarë globin, një shtim masash vihet re në Kapshticë.Në pikën doganore në fjalë gjenden skeda dhe broshura me informacione rreth virusit të rrezikshëm, transmeton TCh.
Burime pranë pikës doganore të Kapshticës bëjnë të ditur se stafi mjekësor do të pajiset me më shumë termometra-lazer, në mënyrë që të kontrollohen të gjithë udhëtarët që hyjnë, tashmë edhe nga shteti grek.