Përderisa Covid-19 vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Donald Trump u ka dhënë udhëzime qeveritarëve për rihapjen e ekonomive të shteteve në muajt e ardhshëm.
Udhëzimet për “Hapjen e Amerikës përsëri” përshkruajnë tre faza që shtetet të lehtësojnë gradualisht bllokimet e tyre.
Trump u premtoi qeveritarëve që ata do të trajtojnë vetë procesin, me ndihmën e qeverisë federale.
ShBA-ja aktualisht ka 654.301 raste të konfirmuara dhe 32.146 vdekje për shkak të virusit, dhe Trump ka sugjeruar që disa shtete mund të rihapeshin këtë muaj.
Në konferencën e tij të përditshme të enjten, Presidenti Trump deklaroi “frontin tjetër në luftën tonë – hapjen përsëri të Amerikës”.
“Amerika dëshiron të jetë e hapur dhe amerikanët duan të jenë të hapur”, tha ai. “Një mbyllje kombëtare nuk është një zgjidhje e qëndrueshme afatgjate.”
Trump iu tha gazetarëve se qytetarët e shëndetshëm do të ishin në gjendje të ktheheshin në punë “siç lejojnë kushtet”.
Ai tha se amerikanët do të vazhdojnë të thirren për të ruajtur masat distancuese sociale, raporton BBC.