Senatori Cory Booker njoftoi të hënën se ai do të përfundojë fushatën e tij pasi dështoi të kualifikohej në debatin Demokratik të planifikuar për të martën në Iowa.
“Ishte një vendim i vështirë për tu marrë, por unë u bëra pjesë e garës për të fituar, dhe unë gjithmonë kam thënë që nuk do të vazhdoja nëse nuk do të kishte më një rrugë drejt fitores”, tha Booker në një e-mail për mbështetësit të hënën.
Njoftimi i Demokratit nga New Jersey erdhi një ditë para se gjashtë kandidatë për president do të marrin pjesë në debatin e CNN/Des Moines Register në Des Moines, Iowa.
Ai nuk u kualifikua për këtë ngjarje.
Njoftimi i tij shënon një tjetër largim të një kandidati me ngjyrë nga gara e vitit 2020.