Portieri belg, Thibaut Courtois ka zgjatur kontratën me Real Madridin.
Kështu ka njoftuar klubi madrilen përmes një komunikate për media.
Courtois do të jetë pjesë e “Los Blancos” deri në vitin 2026.
“Real Madrid dhe Thibaut Courtois kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës së lojtarit, i cili do të qëndrojë në klub për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor të vitit 2026”, shkruan Gazeta Express.
29-vjeçari erdhi në “Santiago Bernabeu” nga Chelsea në vitin 2018.