Coutinho pranon kushtet e PSG-së, Neymar edhe më pranë Barçës

Neymar (Barcelona), MAY 27, 2017 - Football / Soccer : Neymar celebrate after winning Spanish "Copa del Rey" match between Deportivo Alaves 1-3 FC Barcelona at the Vicente Calderon stadium in Madrid, Spain. (Photo by Mutsu Kawamori/AFLO) [3604]
Prishtinë | 03 Kor 2019 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Marrëveshje mes Coutinho-PSG në opreacionin Neymar! Ky është titulli kryesor i gazetës katalane “Sport” në numrin e sotëm. Për të bërë të mundur kthimin e “yllit” brazilian në “Camp Nou”, klubi “blugrana” duhet të privohet nga një tjetër futbollist që luan te “Seleçao”, por që nuk ka mundur të shkëlqejë në sezonin e fundit me “bluagranat”.

“Sport” shkruan se Coutinho i pranon kushtet ekonomike të kampionëve të Francës e tashmë pret vetëm arritjen e marrëveshjes mes dy klubeve. PSG mund të kërkojë si pjesë të marrëveshjes përfshirjen e një tjetër futbollisti të ekip katalan (flitet shumë për Ivan Rakitic).

Leonardo, drejtori i ri sportiv i PSG-së, mësohet se po ndikon që marrëveshja të arrihet, sigurisht duke bërë të mundur përforcimin e ekipet francez me elementë shumë cilësorë të Barcelonës.

Të ngjashme