Covid-19, 3 mijë e 86 raste aktive në Kosovë

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Numri i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Sipas shifrave të Institutit të Shëndetësisë Publike numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 3.874 raste, kurse i rasteve aktive është 3.086.

Në vendin tonë janë regjistruar 177 raste të vdekjeve të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK iu ka bërë thirrje edhe një herë qytetarëve për zbatimin e rekomandimeve të saj siç janë: bartja e maskave, mbajtja e higjienës dhe maskave, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme