Covid-19, Austria lehtëson masat e izolimit

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Austria ka lehtësuar masat e izolimit, pavarësisht niveleve të larta të infeksionit dhe varianteve më infektuese të virusit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shkollat janë rihapur derisa nxënësit do të marrin teste të rregullta antigjeni.

Dyqanet jo-thelbësore, muzetë dhe kopshtet zoologjike gjithashtu janë rihapur, me numër të limituar të klientëve.

Sallonet e parukerisë dhe sallonet e tjera të bukurisë tani janë të hapura për biznes, por njerëzit duhet ta dëshmojnë me teste që nuk janë të infektuar para se mund t’i presin flokët. Maskat FFP2 janë të detyrueshme në dyqane dhe në hapësira publike të mbyllura.

Restorantet dhe hotelet do të qëndrojnë të mbyllura.

Në anën tjetër, ka disa shqetësime në lidhje me këtë vendim, veçanërisht me shfaqjen e disa rasteve të variantit të Afrikës së Jugut në provincën e Tirolit.

Duke njoftuar lehtësimin e masave javën e kaluar, kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se drejtimi më i duhur do të ishte qëndrimi në bllokim.

Sipas tij, fëmijët kishin nevojë të ktheheshin në shkollë, dhe se papunësia duhej të frenohej.

Kurz deklaroi se bllokimi do të vendoset përsëri nëse numrat e infeksioneve të reja shkojnë shumë lartë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme