Kosova është duke u përgatitur për krijimin e kapaciteteve shtesë për përballje me COVID-19 në muajt e ardhshëm, saktësisht gjatë stinës së dimrit, atëherë kur sipas profesionistëve shëndetësorë, Kosova do të përballet edhe me virusin sezonal dhe eventualisht mund të ketë rritje të numrit të rasteve me koronavirus. Për këtë arsye, janë duke u bërë përgatitje për funksionalizimin e një spitali të përkohshëm me deri 500 shtretër. Por a e ka gati Kosova që ta përfundojë valën e parë. Për këtë çështje, detaje për Express kanë dhënë profesionistët shëndetësorë.
Duhet që për së paku për 28 ditë radhazi të mos paraqitet as edhe një rast i vetëm me koronavirus. Vetëm atëherë mund të konsiderojmë që se vendi e ka kaluar me sukses valën e parë të Covid 19.
Por gjasat që kjo valë të kalohet tash janë të vogla. Numrat e infektimeve me Covid 19 mund të rriten ndjeshëm gjatë muajve të ardhshëm. Atëherë kur edhe do të fillojë që të ftohet moti.
Infektologu, Salih Ahmetika shpjeguar se kur vendi mund të llogarisë së e e ka kaluar fazën e parë të koronavirusit.
“Vala e parë llogaritet kur së paku për 28 ditë nuk paraqitet as një rast i ri me Covid 19. Për mua ende jemi në epideminë e virusit por me numër hsumë më të vogël të rasteve aktualisht. Ne jemi duke i bërë përgatitjet e nevojshme që ta presim dimrin. Ne aktualisht kemi hapësira të mjaftueshme në Klinikën Infektive. Unë personalisht mendoj që mund të kemi raste gjatë muajit të ardhshëm të vitit, jo ndonjë rritje që kish me na ngulfate por muajt re ftohët, pra sezoni i dimrit mund të sjellë vështirësi”, ka deklaruar Ahmeti për Express.
Ai tutje ka bërë me dije se për momentin në Klinikën Infektive janë të shtrirë 55 pacientë për Covid 19. Nga ta, tre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Në spital kemi numër më të vogël të rasteve. Krahasuar me gushtin jemi dukshëm më qetë. Për momentin të hospitalizuar i kemii 55 pacientë. Tre nga ta janë në gjendje më të rëndë. Të kyqçr në respirator. Dy janë të intubim. Të tjerët janë në gjendje stabile. Numri i rasteve që po kërkojnë hospitalizim është më i vogël dukshëm këto dy javët e fundit”, ka thënë ai.
Salihu tutje ka deklaruar se vendi është në një situatë stabile sa i përket koronavirusit.
“Unë mendoj që ne jemi në situatë stabile tash. Por kjo nuk do të thotë që të humbet kujdesi në respektimin e masave mbrojtëse. Virusi ende është enigmatik dhe ende mund të sjellë befasi. Qoftë me rritje të numrit të rasteve apo edhe forma të rënda të sëmundjes. Sidomos me këtë çështjen e fillimit të shkollave duhet pasur shumë kujdes. Duhet që të respektohen në përgjithësi masat”, ka sqaruar infektologu kosovar, Salih Ahmeti.
Që prej 13 marsit deri më 30 shtator, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Kosova ka regjistruar 15 mijë e 620 raste pozitive me Covid 19 nga 67.874 persona të dyshimtë dhe 625 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.