Gjermania ka raportuar 289 infeksione të reja me koronavirus dhe dhjetë vdekje.
Shifrat e të hënës janë zakonisht disi më të ulëta për shkak të raportimit të vonuar gjatë fundjavës.
Nga të gjitha rastet e Gjermanisë, 52% ishin femra dhe 48% ishin meshkuj. Vetëm 2% ishin fëmijë nën 10 vjeç. Testimi i përhapur i Gjermanisë do të thotë që shumë persona me simptoma shumë të buta ose aspak përfshihen në të dhëna, raporton BBC.
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins në Gjermani janë shënuar 180 mijë e 328 raste me koronavirus, 8283 vdekje dhe 160 mijë e 281 persona janë shëruar.