Covid-19 në Itali, në 24 orët e fundit 24 viktima dhe 224 raste pozitive

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Në Itali sot është verifikuar numri me i ulët i viktimave me Covid-19, shifër që nuk ishte shënuar prej datës 2 mars 2020.

Italia vazhdon të shënoj viktima e raste të infektuar me koronavirus.

Në 24 orët e fundit numri i viktimave ka arritur në 34 634 e janë regjistruar 24 viktima më shumë se një ditë më parë.

Janë shënuar dhe 224 raste pozitive duke e çuar numrin e tyre më 238 499.

Rritet ditë pas dite dhe numri i personave që shërohen nga Covid 19,

Aktualisht janë 182 893 të shëruar e janë 440 të shëruar më shumë në 24 orët e fundit.

Pacientët aktivë me Covid 19 në Itali janë reduktuar më 20 972.

Po ashtu dhe në strukturat spitalore numri i pacientëve që po kurohen është ulur në 2134 e 148 prej tyre janë të shtruar në repartet e terapisë intensive.

Në 24 orët e fundit më Itali janë kryer rreth 41 mijë tamponë.

Të ngjashme