Vijon të rritet numri i viktimave dhe të infektuarve në të gjithë botën si pasojë e Covid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 79 viktima nga koronavirusi për një total prej 34.043.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2062 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 168 646
Lexo Edhe:
Shtatoreve në kryeqytet ua mbuluan sytë, nuk dihet kush e bëri
Autoritetet shëndetësore në Itali raportojnë se ditën e sotme janë regjistruar edhe 283 raste të reja pozitiv duke e çuar numrin e përgjithshëm në 235.651 persona.
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan vetëm 15 viktima nga koronavirusi për një total prej 16.317 që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu pati edhe 191 raste të reja me Covid-19.
Në të gjithë botën numri i personave të prekur nga infeksioni i koronavirusit ka tejkaluar shifrën 7 milionë (7,247,843) kurse numri i viktimave është më shumë se 410 mijë.