Për herë të parë pas gati dy muajve numri i të hospitalizuarve për 24 orë ka rënë nën 100 mijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas “COVID Tracking Project”.
Gjatë 24 orëve të fundit në SHBA u raportuan 97 mijë e 561 të hospitalizuar për COVID-19 në spitale, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Hera e fundit që Amerika kishte më pak se 100 mijë të hospitalizuar ishte 1 dhjetori i vitit të kaluar.
Shtrimet në spital kanë rënë vazhdimisht që nga fillimi i vitit, sipas CTP.
Kjo javë e kaluar ishte java e parë që nga 5 nëntori që asnjë shtet nuk ka arritur një rekord të ri të lartë për shtrimet në spital, sipas CTP.