Mëngjesin e sotëm, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, nëpërmjet të cilës tregon se situata e COVID-19 është drejt përmirësimit.
“Tirana u hap”, thuhet nëpërmjet kësaj video.
Gjithashtu ,Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi lehtësim të masave kufizuese kundër Covid-19, pas një përmirësimi të situatës epidemiologjike.
Deri më tani 770, 084 persona kanë marrë doza kundër Covid-19 nëpërmjet fushatës së vaksinimit, ndërsa objektivi mbetet vaksinimi i 1 milion qytetarëve brenda qershorit.