Sipas avokatit Asdren Hoxha, Cozman në deklaratën e tij në polici ka thënë se ka ndodhur një përleshje të cilën ai vetë nuk e ka dëshiruar.
“Visari, Ylberi dhe Alberti janë ndaluar nga policia dhe u është shqiptuar masa për 48 orëshe me vendim të prokurorisë së Prishtinës. Paraburgimi është caktuar nën dyshimin se është kryer vepra e tentim vrasjes”, tha avokati.
Për “Kallxo.com, avokati e ka mohuar mundësinë që klienti i tij ta ketë përdorur armën nga e cila, këngëtari nga Shqipëria, Noizy mbeti i plagosur me një plumb dhe u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK.
“Klienti im nuk e ka përdorur armën. Nuk e di kush ka gjuajtur me të”. Për 48 orë, reperi Ylber Abdullahu do të mbetet në burg”.