Reperi i njohur shqiptar, Cozman, pas një kohe të gjatë është rikthyer në Kosovë meqë është zhvendosur prej vitesh në Londër.
Krahas kësaj, ai duket se po mendon të kthehet edhe në muzikë pasi i mungoi skenës prej thuajse dy vitesh.
Me anë të një postimi të shpërndarë në InstaStory, Ylber Abdullahu (emri i vërtetë) është fotografuar në një studio muzikore.
“Është bërë një kohë”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.
Sido që të jetë, nuk është zbuluar ndonjë detaj tjetër më i hollësishëm i këtij projekti.