Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon – Taubadel do të mbajë sot konferencë për media në Prishtinë.
Konferenca pritet të mbahet në orën 11:30.
Kujtojmë se Von Cramon të dielën vizitoi komunat në veri të Kosovës, ku dha edhe një mesazh në përfundim të kësaj vizite. Sipas saj, edhe pse kryetarët e këtyre komunave janë të zgjedhur, ata sërish nuk kanë legjitimitet të hyjnë me forcë në objektet komunale.
Ajo madje gjatë vizitës atje është shprehur e acaruar ndaj pranisë së forcave policore në veri të vendit. Veçanërisht ajo mllefin ndaj këtij veprimi e ka shprehur te pjesëtarët policorë të vendosur pranë Komunës së Zveçanit, duke iu drejtuar me pyetjen: Çka dreqi ju solli këtu?
Ajo u shpreh se nëse një kryetar komune ka frikë prej qytetarëve të tij, atëherë, sipas saj, ku do të jetë suksesi i gjithë kësaj.