Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, tha se nuk është e sigurt nëse Bashkimi Evropian e përkrah Marrëveshjen e Washingtonit, raporton Ekonomia Online.
Tutje, Von Cramon tha se nuk është sigurt po ashtu nëse administrata e Biden do të insistojë në implementimin e plotë të kësaj marrëveshje.
“Deri më tani bashkëpunimi është duke shkuar shumë mirë sa i përket harmonizimit te marrëdhënieve. Do të dëshironim të shihnim që edhe nëse letrat dhe marrëveshjet të rishikohen. Është mirë që të kemi ide të reja që të ngrihen, por natyrisht që nuk mund të jeni kundër marrëveshjeve ekzistuese”, ka shtuar ajo.
“Unë jam për dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe administrata e Biden është me rëndësi që të harmonizohet me Palmer dhe deri më tani bashkëpunimi është duke shkuar mirë sa i përket çështjes së dialogut. Nuk e jam sigurt nëse administrata e BE do të insistonte në implementimin e plotë të marrëveshjes”.
Në një intervistë për Ekonomia Online, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kjo marrëveshje nuk ka vlerë juridike. Kjo deklaratë, nxiti shumë reagime nga opozita.