Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se kisha ortodokse serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota.
Von Cramon i bëri thirrje Qeverisë së Kosovë që të zbatoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë.
“Prandaj, i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi sundimi i ligjit nënkupton trajtim të barabartë për të gjithë”, ka shkruar Cramon në llogarinë e saj në Twitter, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ajo tha se toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i shoqërisë multietnike.