Cramon për mundësinë e sanksioneve ndaj Kosovës me IPA dhe liberalizim: Absolutisht e pa bëshme

Prishtinë | 31 Maj 2023 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mohuar se Bashkimi Evropian do të sanksionoj Kosovën me ndalesën e fondeve IPA dhe liberalizimin e vizave.

Këtë e ka bërë të ditur pas një cicërime në Tëitter që bëri ish-ministri i Jashtëm Petrit Selimi, i cili tha se të paktën 3 shtete anëtare po shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve IPA dhe liberalizimin.

“Këto informacione po i dëgjoj për herë të parë. Unë mund të imagjinoj se kush mund të qëndrojë pas kësaj, por të vihet në dyshim liberalizimi i vizave dhe fondet e IPA-së absolutisht e pa bëshme”, tha ajo.

Tutje, Cramon tha për çështjen aktuale në veri duhet një zgjidhje urgjente politike për veriun.

Të ngjashme