Një story në Instagram, publikuar nga Georgina Rodriguez pak para rikthimit në Torino, mund të ketë zbuluar se për CR7 është në ardhje fëmija i pestë.
E dashura e Ronaldos ka postuar një foto të saj, ndërsa bën balonë një çamçakëz, duke e shoqëruar me një trëndafil e shkrimin “Baby girl”.
Tabloidët anglezë e kanë lidhur “fryrjen e balonës” dhe mbishkrimin me mundësinë që një vajzë po mbërrin në familjen e portugezit, (e dyta për Georginën), edhe pse nuk ka pasur asnjë konfirmim.
Mesazhi mund të jetë thjesht i referuar anës fëmijërore të shfaqur nga modelja, dhe kur është në pyetje Cristiano Ronaldo spekulimet nuk kanë ndalur…