Ylli i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo po përballet me rënien e vlerës dhe me krizën e kriptovalutave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ylli portugez po përballet me një padi me një vlertë të lartë prej 1 miliard dollarë (914,6 milionë euro) në gjykatat amerikane nga ata që janë prekur nga platforma Binance, të cilët besojnë që reklamat e tij i shtynë ata që të investojnë në kriptovaluta në këtë platformë dhe të përjetonin humbje të mëdha, raporton “BBC”.
Në nëntor të vitit 2022, Binance njoftoi për koleksionin e parë të saj “CR7” të tokenave të pandryshueshëm (NFT) në bashkëpunim me Cristianon, i cili me këtë rast theksonte se do t’i shpërblente tifozët “për të gjitha vitet e mbështetjes”.
Në padi gjithashtu thuhet se ish-futbollisti i Manchester Unitedit ka qenë i vetëdijshëm se Binance po shiste kripto-valuta me vlerë, ndërsa ai kishte përvojë të investimeve në këtë “fushë”.
Ronaldo ishte pjesë e rëndësishme dhe kyçe e rritjes së popullaritetit të Binance falë ndikimit dhe shtrirjes së tij, me 850 ndjekës në rrjetet sociale, thuhet tutje në ankesë.
Ata pretendojnë se shitjet e tij të NTF ishin jashtëzakonisht të suksesshme në promovimin e shkëmbimit, me një rritje prej 500% në kërkimet për Binance në javën pas nisjes së shitjes.