Ish-gruaja Katie Holmes jeton në Nju Jork me Surin dhe Cruise jeton në Los Anxheles, por nuk është pikërisht largësia që e pengon yllin amerikan të Hollivudit të takohet me të.
Pas kësaj largësie “të sforcuar”, duket se qëndron Kisha e Scientology, me të cilën aktori është shumë i lidhur dhe që nuk e lejon të ketë kontakte me “jo besimtarët”.
Edhe në ndarjen mes Cruise dhe Homles, në vitin 2012, pas 5 vjetësh martesë, Scientology kishte luajtur një rol vendimtar. Holmes i kishte kërkuar divorcin për të mbrojtur Surin nga sekti fetar. Ajo që duket e sigurt, është që Holmes ka kërkuar mbrojtje paraprake për fëmijën, duke treguar një gatishmëri të madhe ndaj ish-bashkëshortit mbi vizitat dhe takimet për vajzën. Por aktori duket se nuk ka dashur t’ia dijë apo ta shfrytëzojë këtë mundësi.