CS:GO, Bad News Eagles shkatërron ekipin rus Aurora

Prishtinë | 27 Gus 2023 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Ekipi kosovar në videolojën CS:GO, Bad News Eagles ka mposhtur bindshëm ekipin rus Aurora, duke arritur në finale të turneut RES Season 5.

BNE-ja triumfoi 2:0 në harta. E mposhti Auroran 16:4 në hartën “Mirage”, ndërsa triumfoi 16:10 në hartën “Anubis”.

Në finale BNE-ja e pret fituesin e duelit mes ekipit RedPack dhe Zero Tenacity.

BNE-ja sot do të luajë edhe një tjetër duel. Do të përballet me ekipin ukrainas Monte në kuadër të turneut CCT North Europe Series 7.

Të ngjashme