CSR Kosova dhe UNFPA nënshkruajnë memorandume për politika familjare të ndjeshme ndaj gjinisë

Prishtinë | 09 Dhj 2025 | 15:50 | Nga Diellza Gashi

Rrjeti CSR Kosova, si partner implementues i projektit të UNFPA “Expanding Choices – Faza II”, organizoi sot ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumeve të Mirëkuptimit me kompani të sektorit privat, me qëllim nxitjen e politikave familjare të ndjeshme ndaj gjinisë dhe krijimin e vendeve të punës më gjithëpërfshirëse.

Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit CSR, Zana Bajrami-Rama, theksoi rëndësinë e bashkimit të bizneseve të besueshme drejt një misioni të përbashkët.

“Kemi bërë bashkë disa nga bizneset më të besueshme në vend. Një vendim mjaftë i vështirë për të rinjtë dhe gratë në fillimi të karrierës vendimi familja apo karriera. Për shkak të mundësive të kufizuara ndaj fëmijëve shumë gra vendosin të bëjnë familje të vogël apo vendosin të mos zhvillohen në karrierë. UFPA po adreson këto sfida. Me mburrje mund të themi që Kosova është kampion në programi Expanding Choices. Pikërisht sot jemi mbledhur që të shënojmë jetë arritje të përbashkët dhe të mobilizojmë sektorët privat te cilët do te ndikojnë në sensizbilimin ku barazia fleksibilteti janë themeli i suksesit dhe zhvillimi ekonomik i vendit tonë. Është fakt që 20.2 për qind të grave janë të angazhuar në punë në Kosove përmes aktiviteteve për fuqizim të grave dhe të rinjve po mobilizon dhe ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm për të mos lënë askënd mbrapa”, deklaroi Bajrami-Rama.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, theksoi se e memorandumet janë më shumë se marrëveshje formale ato janë premtim se gratë nuk duhet të zgjedhin mes karrierës dhe familjes.

Memorandumet e Mirëkuptimit që do të nënshkruhen sot janë më shumë se marrëveshje formale. Ato janë një premtim i ripërtërirë, një premtim se gratë nuk duhet kurrë të zgjedhin midis ambicieve të tyre profesionale dhe aspiratave familjare. Përmes partneritetit, ne po çmontojmë pengesat dhe po krijojmë një mjedis ku si gratë, ashtu edhe burrat mund të lulëzojnë, si në punë ashtu edhe në familje. Së bashku po ndërtojmë një Kosovë më të barabartë, më të qëndrueshme dhe më të begatshme, plotësisht të përputhshme me misionin evropian”, theksoi Schnetzer.

Koordinatori për Zhvillim i OKB-së, Stephen O’Malley, nënvizoi se politikat familjare dhe barazia gjinore janë çështje kyçe ekonomike.

“Partneriteti ynë i bazuar në vlera të përbashkëta, barazi gjinore, përfshirje shoqërore dhe zhvillim të qëndrueshëm. Dhe ne jemi mirënjohës për këtë bashkëpunim, i cili përputhet shumë ngushtë me objektivat zhvillimore të OKB-së dhe agjendën më të gjerë për zhvillim të qëndrueshëm. Ceremonia e sotme vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën. Siç dëgjuam më herët, niveli i ulët i pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore mbetet një çështje domethënëse. Në të njëjtën kohë, bizneset vazhdojnë të raportojnë sfida në tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve, sidomos profesionistëve të rinj që kërkojnë ambiente pune që mbështesin ekuilibrin punë-jetë dhe zhvillimin profesional. Kjo do të thotë se barazia gjinore dhe qëndrueshmëria demografike nuk janë koncepte abstrakte. Ato janë çështje të ngutshme ekonomike, thelbësore për suksesin e ndërmarrjeve. Dhe kjo nismë u drejtohet pikërisht atyre.

Kompanitë që i adoptojnë ato raportojnë përmirësime në qëndrueshmërinë e stafit, kënaqësinë e punonjësve dhe produktivitetin e përgjithshëm. Gjithashtu, jemi të lumtur që mirëpresim grupin e ri të kompanive në Fazën II. Angazhimi juaj tregon njohjen në rritje brenda sektorit privat të Kosovës se vendet e punës mbështetëse, fleksibile dhe gjithëpërfshirëse janë thelbësore për të tërhequr talentin më të mirë dhe për të forcuar konkurrueshmërinë. Së bashku, kompanitë kampione dhe partnerët e rinj përfaqësojnë një komunitet që po udhëheq inovacionin në vendin e punës këtu dhe po kontribuon dhe shpresojmë po nxit edhe një përpjekje më të gjerë rajonale”, potencoi ai.

Të ngjashme