Juventusi ka njoftuar se Juan Cuadrado ka arritur të fitojë betejën me COVID-19.
Pas më shumë se dy javësh, anësori kolumbian në testimet e fundit më në fund ka rezultuar negativ me coronavirus.
Në testimet e bëra nga Zonja e Vjetër para finales së Superkupës së Italisë përballë Napolit, Cuadrado është shëruar plotësisht nga pandemia globale.
“Juan Cuadrado kreu, sipas protokollit, 2 kontrolle me provë molekulare (shtupë) për Covid-19 me rezultate negative”.
“Lojtari për këtë arsye u rikuperua dhe nuk i nënshtrohet më izolimit do të bashkohet me ekipin në kampin trajnues në Reggio Emilia gjatë ditës dhe do të përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen e mbrëmjes së sotme”, thuhet në njoftim.
Juventusi takohet me Napolin në Superkupën e Italisë me fillim nga ora 21:00.