Mbrojtësi i Spanjës dhe Real Madridit, Marc Cucurella, ka thënë që do ta votonte veten për të fituar Topin e Artë, por e tha si me shaka.
Ai tha se në garë janë edhe bashkëlojtarët e tij kështu që kushdo që do ta fitonte, ai do të ndihej i lumtur.
“Topi i Artë? Nëse do të mund të votoja, do të votoja për veten”, u përgjigj Cucurella duke qeshur.
“E vërteta është se dy nga kandidatët janë bashkëlojtarët e mi. Gjithsesi, kushdo që ta fitojë, e fitoi dhe unë do të jem i lumtur. Këtë ua lë atyre që votojnë”.