Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli e ka krahasuar ngjarjen e mbrëmshme në “Bon Vivant”, me përleshjen që kishte ndodhur së fundmi në Kuvendin e Kosovës.
Avdyli ka shkruar në Facebook se “modeli i dhunës dhe rrugaqërisë së Bovivantit” iu imponua para disa javësh në Kuvendin e Kosovës.
“Modeli i dhunës e rrugaqërisë së Bonvivant, para disa javësh iu imponua Kuvendi i Republikës së Kosovës i cili si institucion ndër tjera sot do duhej të prodhonte politika për ndalimin e dhunës”.
“Tani dhuna po etablohet si model i rrugaqëve me muskuj për zgjidhjen e mospajtimeve nga Kuvendi, shkolla, e deri në rrugë e kafe”.
“Shoqëria në krizë morali, e dhuna si epidemi”, ka shkruar Avdyli.
Pas përleshjeve të mbrëmshme me armë zjarri në “Bon Vivant”, ku ka mbetur një i vrarë dhe disa të plagosur, zyrtarët e VV-së kanë filluar kritikat ndaj këtij lokali.
Deputetë, zëvendësministra dhe aktivistë të partisë në pushtet, kanë përmendur se pronar i këtij lokali është Uran Ismalili, i cili është edhe nënkryetar i PDK-së.
Ata kanë kërkuar prej medieve që “të theksohet” ky fakt.