Shoqata e Urologëve të Kosovës po punon që puna e urologëve të Kosovës të vlerësohet dhe publikohet.
Xhevdet Çuni, kryetar i Shoqatës së Urologëve të Kosovës tha se kanë qëllim të organizojnë aktivitete të ndryshme.
Ai po ashtu deklaroi se edhe këtë vit do të organizohet një konferencë ndërkombëtare që do të mbahet në Tiranë.
“Në këtë konferencë do të marrin urologë të Kosovës e rajonit. Pra si Kosovë ne nuk çalojmë me zhvillimet që janë në Evropë e më gjerë”, tha ai sot në RTK.
Sipas tij, Kosova duhet të investojë më shumë në fushën e Urologjisë.
Ai vlerësoi se me një investim dhe qasje më serioze do të ketë më shumë rezultat.
KryetarI i Shoqatës së Urologëve të Kosovës bëri me dije se tani në këtë shoqatë janë mbi 50 anëtarë. Po ashtu Çuni tha se shoqata e Urologëve ka filluar të botojë revistën shkencore.