Stephen Curry ka shënuar 41 pikë në fitoren minimale të Golden State Warriors kundër Milwaukee Bucks, 122:121. “Luftëtarët” ndalën serinë e tri disfatave të njëpasnjëshme.
33-vjeçari regjistroi 30 pikë në pjesën e dytë, ndërsa skuadra e tij ishte në disavantazh prej 10 pikëve në katër minutat e fundit.
“Luftëtarët” të cilët i kishin humbur shtatë nga tetë ndeshjet e fundit, pozicionohen në vendin e 10-të në Konferencën e Perëndimit.
Philadelphia ‘76ers mposhti Boston Celticsin 106:96 dhe është kthyer në krye të Konferencës së Lindjes.
Joel Embiid, i rikthyer pas lëndimit në gju, shënoi 35 pikë. Ai ishte i saktë 16 herë nga 20 tentime.
Los Angeles Lakers fitoi ndaj Toronto Raptors 110:101, ndërsa Los Angeles Clippers mposhti Portland Trail Blazersin 133:116.
Atlanta Hawks – New Orleans Pelicans përfundoi 123:107, Denver Nuggets – Detroit Pistons 134:119, ndërsa Memphis Grizzlies siguroi fitoren ndaj Miami Heatit me rezultatin 124:112.