Stephen Curry ka vendosur rekord të NBA-së për trepikësha të shënuar brenda një muaji. Curry realizoi 37 pikë të dielën mbrëma, ndërsa Golden State Warriorsi triumfoi 117:113 ndaj Sacramento Kingsit.
Curry ka arritur në shifrën e 85 trepikëshave të shënuar brenda një muaji.
“Unë definitivisht ndjej se jam më i miri në botë sa i përket gjuajtjeve nga distanca. Por, duhet ende të punojë”, ka thënë Curry, raporton AP.
Curry realizoi 11 nga 21 tentimet nga loja të dielën mbrëma, përfshirë shtatë trepikësha. Në total në prill ai ka realizuar 85 trepikësha, duke e thyer rekordin e James Hardenit që kishte shënuar 82 trepikësha në nëntorin e vitit 2019.