Cutrone: E kisha të vështirë të lëvizja

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi italian Patrick Cutrone ka treguar se e kishte të vështirë edhe të lëvizte sa ishte i infektuar me Coronavirus. Mirëpo, ai i është kthyer stërvitjeve tash.

Cutrone është i huazuar te Fiorentina nga Wolverhamptoni. Ai ishte një nga disa lojtarë të Fiorentinës që rezultuan pozitiv me COVID-19.

“Isha i shtrirë në shtrat me temperaturë për disa ditë. Kisha dhembje fyti, kollë dhe dhembje të muskujve. E kisha të vështirë të lëvizja, por kam qenë në gjendje të stërvitja në shtëpi në dy javët e fundit. Para pak ditëve pata një test të ri dhe doli negativ, kështu që jam rikuperuar plotësisht dhe po ndjehem shumë mirë”, ka thënë Cutrone për “Sky Sport Italia”, transmeton Koha.net.

Bashkëlojtarët German Pezzella dhe Dushan Vlahoviq, që kishin qenë të infektuar, po ashtu janë shëruar tashmë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme