Demokraci Plus (D+) ka mbajtur tryezën e diskutimit për raportin “Roli i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) në mosefikasitet në Prokurim Publik”, raporton EkonomiaOnline.
Përfaqësuese e USAID-it në Kosovë Christine Danton, tha se problemi i mostransparencës në prokurimin publik po e përcjell Kosovën ndër vite.
“Për shumë vite ne jemi dëshmitarë të krizës së transparencës në Kosovë, në veçanti të prokurimit publik. Qeveria dhe institucionet janë duke përdorur IPP platformën e komunikimit për tender dhe kontratat publike, kjo formë e është një mangësi për shoqërinë civile për mediat dhe bizneset. Ju dëgjoni këto thirrje për transparencë dhe tani 90% të proceseve të prokurimit mund t’i shihni online. Dhe tani ne që po flasim procesi i monitorimit të prokurimit publik është duke vazhduar punën”, tha ai.
Blerim Dina, kryetar i Bordit të Organit Shqyrtues së Prokurorimit, tha se besimi qytetar në këtë institucion është zbehur dhe se duhet punë për të rikthyer kredibilitetin e këtij institucioni.
“OShP-ja si institucion i pavarur dhe përgjegjës për zbatimin e procedurave për shqyrtimin e ankesave ka për qëllim që në kuadër të mundësive dhe kapaciteteve të zbatojë procedurat ligjore të vendos në mënyrë të drejtë dhe pa diskriminim. Besimi i publikut është jo i mirë për prokurimin publik por nuk është në nivelin që ne dëshirojmë, dhe kjo është brengosëse për ne dhe ne si OShP jemi duke marrë vendime konkrete në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies” , tha ai.
Osman Vishaj, kryetar i Bordit të Komisionit Rregullativ për prokurim publik, tha se tashmë në Kosovë ka filluar një etapë e re e prokurimit publik.
“Në Kosovë ka filluar një etapë e re e prokurimit publik, nga janari i këtij viti të gjitha procedurat e prokurimit paraqiten në mënyrë elektronike, pra me këtë është rritur transparenca është rritur konkurrenca dhe numri i ofertave është rritur mbi 20 %”, tha ai.
Agon Hyseni hulumtues në Demokraci Plus dhe njwherwsh autor i raportit, dha disa rekomandime pwr institucionet përkitazi me gjetjet nw prokurimit publik.
“Ne i rekomandojmë këto por nuk janë të njëjta rekomandimet me vendimet. Vendimet e panelit të ekspertëve nuk përputhen në 215 vendime apo 30% kjo nuk është një shifër e keqe. Ndërsa koha mesatare për të marrë një vendim është 40 ditë afati ligjorë është 34 ditë kjo ndodhë pasi është shtuar numri i ankesave shumë bordi i OShP-së ka mbetur veç me 3 anëtarë dhe kjo është arsyeja e zgjatjes së vendimeve, pa fajin e tyre por në pamundësi me ishqyrtu ankesat me kohë. Seancat e hapura janë rritur 91% dhe kjo vazhdimisht po shkon duke u përmirësuar vit pas viti”, tha ai.
Në këtë tryezë, D+ janë prezantuar të gjeturat nga analizimi i të gjitha vendimeve të OSHP-së në periudhën qershor 2018 – maj 2019.
Disa nga të gjeturat kryesore janë: vendime jokonsistente, injorimi i ligjeve tjera siç është Ligji i Punës, gabime nga ekspertët shqyrtues, vendimet për futje në listë të zezë të kompanive që kanë dhënë deklarata të rreme.